Nënproduktet e naftës, Shqipëria dhe Suedia klientët e rinj të Iranit

Nënproduktet e naftës, Shqipëria dhe Suedia klientët e rinj të Iranit



Një zyrtar Iranian ka njoftuar sot se Shqipëria dhe Suedia janë klientët më të rinj të Iranit sa i përket produktete petrokimike.

Prej disa vitesh, Kina ka qenë blerësja e rreth 50 përqind të produkteve të naftës dhe eksportit të polimerit.

Vendet si Shqipëria, Suedia dhe Greqia janë tashmë klientët e rinj në tregun e këtyre produkteve, citon agjencia iraniane MehrNeës.

Nga ana tjetër, parallel me vendet e Bllokut Lindor, Irani ka dërguar edhe dy anije me ure drejt Brazilit dhe Amerikës së Jugut.

“Kompania Karoon Petrochemical eksporton në 18 vende, përfshi Greqi, Shqipëri, Rusi dhe Suedi” – tha për agjencinë iraniane një zyrtar i cili i lidh këto zhvillime me heqjen e sanksioneve në janar të këtij viti.

Ndërkohë, marrëdhëniet mes Tiranës dhe Teheranit kanë pësuar një ftohje për shkak të pranimit të muxhahedinëve në Shqipëri për strehim politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy