Koti: Mospagesa për administrim dhe në komplekse dhe resorte, tarifën nuk e cakton administratori

Koti: Mospagesa për administrim dhe në komplekse dhe resorte, tarifën nuk e cakton administratori

Administratori i një kompleksi pallatesh në Tiranë, Isidor Koti e sheh të domosdoshëm ligjin e ri për administrimin e pallateve, duke thënë se ligji aktual nuk ka funksionuar.

Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se ka probleme me mungesë pagesash jo vetëm në pallate, por edhe në komplekse dhe resorte.

Koti sqaroi se tarifën nuk e vendos administratori, por sipas ligjit caktohet në mbledhjen e Asamblesë së banorëve.

Ligji aktual i bashkëpronësisë i hartuar në 2009, supozohej se do të realizonte qëllimin e të gjithë banorëve për të patur një ambient të administruar në bashkëpronësinë e tyre. 

Ligji pak u zbatua, kemi vitin 2017 kur Bashkia Tiranë ndërmori hapin e parë për të aplikuar këtë ligj me veprime konkrete, duke caktuar administratorë të cilët do të ishin plani i parë i zbatimit të këtij ligji. 

Ligji dukej më shumë i importuar në aspektin e rregullave në bashkëpronësi. Gjatë periudhës 2017-2020 ligji pati funksionim të mirë, por rrugës ndryshoi. Ne jemi të licencuar nga bashkia, për të kryer shërbimin, por ne nuk jemi bashkia. 

Ligji aktual përcakton qartë që në momentin që nuk paguan, pas disa muajsh duhet ta çosh në gjykatë. Ka një lloj tërheqje nga kryesitë e banorëve, se e kanë parë që nuk ka funksionuar, uniteti në këtë qëndrim. 

Pritej që të vendosje drejtësi dhe në këto vite ligji ekzistues çaloi, qoftë dhe nëpër gjykata, pasi nuk gjenden pronarët e apartamenteve. Ka probleme të tilla me mungesë pagesash jo vetëm në pallate, por edhe në komplekse dhe resorte. 30% shkon kamatvonesa, nëse nuk e paguan do përballesh me ligjin, me gjykatat. 

Tarifat nuk i vendos administratori, por sipas ligjit caktohen në mbledhjen e Asamblesë së banorëve. 

Tarifa vendoset me shumicë votash, me 75% të pjesëmarrjes dhe në mbledhjen e dytë duhet të jenë 50+1 dhe nëse nuk vendoset as në mbledhjen e dytë, në mbledhjen e tretë që është e fundit, vendoset me shumicë votash, nga aq banorë sa janë. 

Nuk vijmë me detyrim për të administruar, mund ta zgjedhësh administratorin nga pallati yt ose i referohesh një kompanie administrimi. 

Debitorët më të mëdhenj janë zyrtarët e administratës, të cilët kanë dhe një autoritet dhe nuk duhet të diskutojnë çështjen e bashkëjetesës sepse paguan shërbimet në komunitet dhe jo administratorin. 

Kur i del emri që është debitor dhe nuk e ka problem, kjo më bën përshtypje. Ka deputetë dhe ministra që nuk paguajnë tarifat. 

Ligji parashikon që banon apo nuk banon në hyrje, tarifën do e paguash. Asambleja mund të vendosë trajtim ndryshe, për shembull me gjysëm tarife. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy