Ahmetaj: Nga 1 janari, bonus strehimi për të prekurit nga tërmeti

Ahmetaj: Nga 1 janari, bonus strehimi për të prekurit nga tërmeti

Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, njoftoi sot nisjen e punës për hartimin e programit të rindërtimit të zonave të prekura nga tërmeti, i miratuar nga qeveria.  

Sipas Ahmetajt, faza e parë e këtij projekti është pastrimi dhe heqja e inerteve të grumbulluara nga shembjet si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit. Këto inerte do të spostohen në Porto Romano, i cili gjatë vitit buxhetor 2020, është destinacion i ri për t’u bërë park.

Ahmetaj tha se nga 1 janari, qeveria do të ofrojë bonus strehimi për të gjithë banorët që u janë dëmtuar banesat dhe nuk mund të kthehen në to.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë ripërsëriti premtimin e kryeministrit për ndërtimin e 10 mijë apartamenteve të reja në qytezat urbane, ndërsa për zonat rurale do të ofrohen shtëpi ekologjike, si janë zgjidhje e përkohshme.

“Një qytezë e re do të ndërtohet në Durrës.  Do të fillojmë në një plan afatmesëm me 5 mijë apartamente, po ashtu një ndërtim i ri në Thumanë, dy qyteza të reja në Tiranë, po ashtu dhe në Lezhë, pra në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti”, u shpreh Ahmetaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy