BERZH ka blerë borxhin afatshkurtër të Korporatës Elektroenergjetike për 218 milion euro. Financimi që mbulon 87 për qind të kredive afatshkurtra të KESH do të jepet në dy pjesë dhe ka një normë më të ulët interesi. Ndërkohë në Kuvend është për miratim garancia qeveritare për këtë kredi.



