Ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-zyrtarë do të duhet të vijnë në Komisionin Hetimor për të zbardhur procesin e privatizimit të Operatorit të Shpërndarjes. Kjo është kërkesa që bëri Taulant Balla, kryetari i Komisionit Hetimor, i cili është konstituar të martën.
Komisioni i Hetimit është ngritur me kërkesë së mazhorancës, që pretendon se qeveria Berisha me këtë privatizim i ka shkatuar shtetit dhe qytetarëve një dëm prej 414 milionë euro.



