Projekti “Gratë në zhvillimin rural”, fuqizim agroturizmit në gjashtë fshatrat e Tiranës

Projekti “Gratë në zhvillimin rural”, fuqizim agroturizmit në gjashtë fshatrat e Tiranës

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, ka njoftuar sot fillimin e projektit WORD (“Woman on Rural Development” – “Gratë në Zhvillimin Rural”), i cili do të mbështesë dhe fuqizojë zonjat që jetojnë në fshatrat e kurorës së Tiranës.

Ky projekt synon të kontribuojë në fuqizimin e grave dhe vajzave nëpërmjet njohurive të ofruara në zinxhirin e agroturizmit me qëllim përmirësimin e situatës së tyre ekonomike nëpërmjet ngritjes së kapaciteteve.

Projekti u mundëson grave dhe vajzave të rrisin njohuritë e të kenë pjesëmarrje në tregun vendor për të përmirësuar pozitën e tyre ekonomike dhe për t’i fuqizuar nga ana shoqërore.

Në takimin e MBZHR, u tha se përmes këtij programi ekspertët do të asistojnë zonjat për ngritjen e kapaciteteve dhe zhvillimin e modeleve agroturistike në 6 fshatra të Tiranës, nga Petrela, Bërzhitë, Farkë, Dajt, Shëngjergj, e gjerë në Pezë.

Referuar statistikave zyrtare, janë mbi 28 mijë gra që menaxhojnë sot ferma në role drejtuese apo administrative në Shqipëri, por qeveria përmes projekteve të ndryshme synon ta shtojë rrjetin e tyre edhe në agroturizëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy