Normalizohet furnizimi me energji, kaskada e Drinit nën kontroll

Normalizohet furnizimi me energji, kaskada e Drinit nën kontroll

Ministria e Energjisë dhe Industrisë (MEI) informoi mbi situatën e furnizimit me energji elektrike në të gjithë territorin; nivelin e kuotave, menaxhimin e prurjeve në Kaskadën e Drinit dhe gjendjen e sistemit të transmetimit deri në orën 20:00 të së enjtes.

Sipas Ministrisë së Energjisë nga informacionet operative të marra nga personeli hidroteknik i KESH-it dhe të dhëna e informacione që vihen në dispozicion nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, rezulton se lumenjtë e Kirit dhe Gjadrit kanë reduktuar ndjeshëm volumin e prurjeve në krahasim me ato të një dite më parë. Si rrjedhojë e kësaj, por dhe në kombinim me uljen e temperaturave konstatohet rënia e nivelit të ujit në shtratin e lumit Buna dhe rënia e prurjeve natyrale në Kaskadën e Drinit.

Prurjet natyrale në kaskadë për orën 14:00 rezulton të jenë rreth 2050 m3/sec nga 2900 m3/sec që ishin një ditë më parë. Shkarkimet totale nga HEC Vau Dejës vijojnë me të njëjtin ritëm të 72 orëve të fundit dhe janë në total jo më shumë se 1750 m3/sec, pra ndjeshëm nën volumin e prurjeve natyrale.

Aktualisht, prodhimi ditor i energjisë elektrike është rreth 19,500 MWh. Nga dita e nesërme e tutje, prodhimi do të rritet në rreth 24,000 MWh. Rezerva aktuale energjitike e vendit ka arritur në vlerën e 1180 GWh.

Shtabi Qëndror vazhdon me planin e gatishmërisë, për të garantuar furnizim të pandërprerë me energji elektrike të konsumatorëve. Në gjithë territorin sipas Drejtorive Rajonale, funksionojnë  grupet e gadishmërisë të OSHEE për ndjekjen e regjimit të punës së rrjetit shpërndarës, lokalizimin e difekteve dhe marrjen e masave për likujdimin e avarive në rrjetin shpërndarës TL/TM/TU që furnizojnë: spitalet, hidrovoret, objektet e rëndësisë së veçantë administrative dhe të gjithë konsumatorët, deri tek konsumatori më i fundit.

Ndërhyrjet në terren të OSHEE kanë bërë të mundur që të rikthehet në normalitet situata e furnizimit me energji në vend. Aktualisht, rezulton të ketë problem me furnizimin vetëm në 5 fidera ku po punohet nga grupet e terrenit pasi pjesa më e madhe kanë të bëjnë me zona të thella me terren të vështirë.

Në rajonin e Tiranës po punohet për riparimin e defektit në Rr.Bardhok Biba deri tek nënstacioni Qender, Shengjergj dhe pjesërisht Farkë. Ndërkaq, ka mbetur vetëm kabina e fundit shtyllore që po riparohet në fiderin nr.7 në Kashar, çka do mund ti japë energji dhe 5-6 abonentëve private në autostradë. Po punohet në fidrin nr.2 në Ibë për ndërrimin e trasformatorit të djegut në kabinën Mihaja.

Në rajonin Durrës janë pa energji vetëm zona Gramse dhe fshati Picrak. Në Rajonin Elbasan pa energji është pjesërisht Gramshi, Gjinari dhe pjesërisht Polisi.

Në rajonin Berat është pjesërisht pa energji Tomorrica ndërsa në Korçë pjesërisht zonat Vithkuq dhe Miras. Në rajonin Gjirokastër pa energji është vetëm Koshovica ndërsa në Shkodër vetëm pjesërisht Hajmeli e Dobraci. Në Burrel mbetet problematika e Cerrujës ndërsa në Kukës pjesërisht Luseni. Në rajonin Vlorë ka problematikë vetëm në Ujin e Ftohtë dhe pjesërisht në Lepenicë.

Ne burimet e furnizimit me energji elektrike që janë N/Stacionet 110/35/20/10/6 kVdhe linjat TL 35 kV nuk ka asnjë difekt. Hidrovoret janë të furnizuar me energji elektrike dhe grupet e OSHEE-së janë në gatishmëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy