Këshilli i shtetit italian dritë jeshile për Interkonjeksionin Itali-Shqipëri

Këshilli i shtetit italian dritë jeshile për Interkonjeksionin Itali-Shqipëri

Këshilli i shtetit Italian i ka dhënë dritën jeshile interkonjeksionit të energjisë elektrike Itali-Shqipëri.

Me vendimin nr.3759/17 gjyqtarët kanë zgjidhur përfundimisht  cështjen e cila prej disa vitesh  kishte vendosur përballë  zonën e Polignano a Mare, komunën Casamassima, ministrinë e Zhvillimit Ekonomik dhe kompaninë Enel Grup. Ky projekt synon të përmirësojë rrjetin  e shpërndarjes së energjisë elektrike.

Projekti, i ndërmarrë nga Enel parashikon në mënyrë të vecantë punimet në thellësi të Adriatikut, mes Shqipërisë dhe brigjeve pulieze. Projekti përfshin shtrirjen e një kablli elektrik me synim përmirësimin e shpërndarjes së energjisë elektrike shkruajnë mediat italiane.

Disa pika kyçe që dalin nga gjykimi. Para së gjithash, thuhet se komponentët e ndryshëm të projektimit (hedhjen e gypit kabllor dhe ndërtimin e stacionit converter) nuk mund të ndahen.

Pastaj ata qartësuan kufijtë e nevojës së VNM (vlerësimit të ndikimit në mjedis) kombëtare, në krahasim me sistemet e furnizimit me energji elektrike.

Vendimi më së fundi parashikon se të gjitha modifikime që mund të bëhen nuk do të prekin projektin origjinal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy