Kredi të vogla që u kthyen në borxhe të mëdha, interesa të larta dhe qytetarë që përfunduan duke humbur banesat e tyre.
Skema e dyshuar e mikrokredive, ku në qendër janë kompanitë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, la pas pasoja të rënda financiare për shumë familje shqiptare.
Një mekanizëm që, sipas hetimeve, i ktheu detyrimet e pashlyera në një cikël borxhesh dhe për shumë qytetarë, në rrezikun e humbjes së pronës.



