Edi Rama ka firmosur emërimin e prokurorit Shkëlqim Hajdari si Kryeinspektor i Përgjithshëm i vendit, një post që është në varësi direkte të kryeministrit.
Hajdari që njihet për përplasjet e tij me kryeprokurorin aktual Llalla do të ketë në varësi të gjithë inspektoriatet e vendit.



