Meta me përfaqësinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve: Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë rënë, duhen rimarrë masa për bashkëpunim

Meta me përfaqësinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve: Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve kanë rënë, duhen rimarrë masa për bashkëpunim

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ditën e sotme ka pritur në takim përfaqësinë e Aleancës Kosovare të Bizneseve. Meta në një postim që ka bërë në rrjetet sociale bën me dije se në takim është njohur me shqetësimet lidhur me rënien e shkëmbimeve tregtare Kosovë-Shqipëri si dhe shtimin e pengesave administrative e infrastrukturore, si pasojë e COVID-19.

Në takim është theksuar rënia në mënyrë drastike e volumit tregtar midis dy shteteve në periudhën e pandemisë.

Po ashtu kreu i shtetit thotë se duke marrë parasysh situatën e Covid-19, do të merren masa të menjëhershme për rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

Postimi i Metës

Prita sot në Presidencë një përfaqësi të Aleancës Kosovare të Bizneseve, me të cilët ndamë ide të vyera mbi rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik të sipërmarrjeve në nivel kombëtar. U njoha me shqetësimet e drejta të tyre për rënien e volumit të shkëmbimeve tregtare ndërmjet dy vendeve tona, si pasojë e COVID-19, shtimit të pengesave administrative e infrastrukturore, si dhe rritjes se barrës, kryesisht jo tarifore. Në kushtet aktuale të pandemisë, theksuam domosdoshmërinë e marrjes së masave të menjëhershme, për të siguruar vijimësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe tregëtar, si dhe rritjen e mbështetjes nga ana qeverive për bizneset e prekura në të dyja vendet, me qëllim zhvillimin e qëndrueshëm të Shqipërisë e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy