Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit rrezikojnë të futen në recesion në 6-mujorin e dytë të vitit 2020.
Ky është parashikimi i Bankës Botërore që shpreh shqetësimin se zgjatja e pandemisë mund t’i japë një goditje të madhe buxheteve familjare dhe sidomos ekonomive, ku rritja ekonomike ishte e brishtë edhe përpara pandemisë.



