Sipas një raporti të Parlamentit Europian vlerësohet se korporatat e mëdha europiane me shmangien e taksave nëpërmjet parajsave fiskale përfitojnë rreth 70 miliardë euro në vit.
Me synimin që këto para të kthehen në buxhetet e vendeve europiane, BE po përpiqet të miratojë një marrëveshje me rregulla të reja tatimore.



