Tenderat sekretë të qeverisë/ Çupi: KLSH hesht për tenderat sekretë në kohë pandemie

Tenderat sekretë të qeverisë/ Çupi: KLSH hesht për tenderat sekretë në kohë pandemie

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi referuar të dhënave të KLSH-së thotë se në shtatë vitet e fundit janë vjedhur dhe shpërdoruar 6 miliard euro.

Në një postim në rrjete sociale, Çupit thotë se ndonëse KLSH i ka këto të dhëna nuk heton tenderat sekretë të qeverisë në kohë pandemie, kur të gjithë qytetarët janë mbyllur në karantinë.

Sipas saj kohet e fundit përmes prokurimeve është shfaqur mungese e theksuar e transparencës dhe tenderat cilësohen si sekrete, duke theksuar se nuk ka konkurrence madje as ka patur gare, as eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive.

Reagimi i ish-deputetes:

Tenderat sekret dhe korrupsioni miliona euro i Qeverise ne kohen e pandemise, drejtesia hesht ne karantine.

Korrupsioni mbetet njolla me e zeze që ne cdo raport nderkombetar e rendit Shqiperine ne vendet me te korruptuar e krahasueshme me shtetet me demokraci te brishte.

Vetem ne 7 vitet e fundit sipas te dhenave te KLSH, u shperdoruan dhe u vodhen 6 miliarde euro.

Keto jane te dhena zyrtare ndersa ende nga KLSH nuk ka nje raport mbi tenderat sekrete ne kohen e karantines, ku opozita ka denoncuar abuzime marramendese miliona euro te qeverise, nderkohe shqiptaret po vuajne pasojat e mbylljes nga pandemia e COVID 19.

Qeveria ka vendosur qe parate e shqiptareve ti perdore ose shperdoroje duke u fshehur pas “tenderave sekrete” , por duhet sqaruar qe prokurimi publik behet per te patur transparence ne menaxhimin e parave publike te qytetareve dhe taksapaguesve , per te rritur konkurencen dhe per te patur eficence financiare .

Por kohet e fundit permes prokurimeve eshte shfaqur mungese e theksuar e transparences perkundrazi cilesohen si sekrete. Nuk ka konkurrence madje as ka patur gare , dhe me e renda nuk ka patur eficence finaciare dhe shifrat kane rezultuar abuzive .

E perballe ketij hermetizmi per transprence per publikun, edhe drejtesia eshte futur ne karantine dhe po hesht duke e lene te lire rrugen e abuzimeve te qeverise me fondet publike .

Opozita ka treguar me fakte abuzimet prej miliona euro me parane publike, me korrupsionin nga specialistet e thjeshte deri tek “shefat” e medhenj te cilet mbeten te pandeshkuar.

Ne ju kemi treguar shqiptareve me fakte qe me prokurimin po abuzohet dhe se ka fakte te pakundershtueshme qe organet e drejtesise duhet te veprojne. Cdo dite po shohim qe pandeshkueshmeria e individeve qe kane qene pjese aktive e abuzimeve vazhdon te sundoje atmosferen e renduar dhe endemike.

Lidhjet ndërmjet, biznesit , politikanëve dhe grupeve kriminale sidomos nepermjet proceseve te prokurimeve publike, te ndërtimit , blerjeve te mallrave , shërbimeve te mirëmbajtjes, menaxhimin e mbetjeve, mbeten shqetesim dhe Shqiperia renditet ne krye te listes per nivelin e larte te korrupsionit.

Keto lidhje shfaqen hapur sidomos ne periudhe zgjedhjesh, te cilat “ligjerojne” procese zgjedhore dhe pushtete te pamerituara apo e thene ndryshe , ne konceptin e Bankes Boterore si “kapje e shtetit”.

Eshte koha qe drejtesia te zgjohet e te veproje, taksat e shqiptareve duhen perdorur per tu ardhur ne ndihme atyre dhe jo aferave korruptive te qeverise ne largim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy