Eksperti i ekonomisë Pano Soko thotë se Shqipëria nuk po merr maksimumin e përfitimit nga turizmi.
Nga studio e “MCN Economy” ai deklaroi se vlerën në industri nuk e arrin dot me resortet e shtrenjta, por se rëndësi ka turizmi masiv, ai më i frekuentuari.
Sipas tij, turizmi po operon si një industri e paintegruar në ekonomi.
Shqipëria nuk e ka maksimizuar përfitimin e saj nga turizmi. E para është strukturore, sektori i turizmit ka ngecur i veçuar, i paintegruar në ekonomi. Turizmi po operon si një industri e paintegruar në ekonomi. Një turizëm i integruar është ai që krijon një zinxhir prodhimi dhe vlere, në bujqësi, manifakturë dhe një pjesë tjetër të shërbimeve.
Turqia nëpërmjet industrisë së turizmit, arrin të rrisë efiçencën e degëve të tjera të ekonomisë, shet prodhimet bujqësore, agropërpunuese, industrinë e lehtë apo hallka të tjera të ekonomisë që i ka integruar aty. Se turizmi ka nevojë për të gjitha pjesët, për ushqimin që i merr nga prodhimet bujqësore vendase, për çarçafët, krevatet.
Ne nuk e përdorim në efiçencë këtë mundësi të artë që na jepet, të cilën mendoj se nuk do e kemi shumë gjatë për shkak të keqpërdorimit që po i bëhet kësaj mundësie të artë. Vlerën në industri nuk e arrin dot me resortet e shtrenjta.
Vërtetë resortet e shenjta janë direku i anijes, por çdo gjë që vjen mbas direkut është më masive, më e prekshme, më e frekuentuar. Dhe këtu është pjesa ku duhet të interesohemi për të maksimalizuar fitimin tonë.
Pjesë të tëra të turizmit duhet t’i shërbejnë një game të tërë industrish të tjera, të cilat duhet të lidhen me turizmin dhe që vlerën duhet ta lënë në vendin tonë.
Fakti që qiratë e shtëpive qëndrojnë të larta ka të bëjë me faktin se një pjesë e mirë e shtëpive janë kthyer në AirBnb dhe kjo ka bërë që qiratë tradicionale të ngrihet. Por normalisht ka një presion që vjen dhe nga fluksi i turistëve.



