Debat te Ekonomia për TVSH-në e ushqimeve/ Çakërri: Zbret nga 20% në 6%, liron buxhetin e familjeve, Bozdo: Paketa s'ka asnjë pikë pozitive

Debat te Ekonomia për TVSH-në e ushqimeve/ Çakërri: Zbret nga 20% në 6%, liron buxhetin e familjeve, Bozdo: Paketa s'ka asnjë pikë pozitive

Projektligji për ndryshimet në ligjin e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), pjesë e Paketës Fiskale që shoqëron projektbuxhetin e vitit 2027, ka ndezur debate të forta midis mazhorancës dhe opozitës në Komisionin Parlamentar për Ekonominë dhe Financat.

 

 Ndërsa relatorët e mazhorancës mbrojtën uljen e TVSH-së për ushqimet si një masë me impakt direkt social, opozita e cilësoi procedurën si të çalë dhe të kundërshtuar nga të gjitha grupet e interesit.

 

 Relatorja e projektligjit, Briseida Çakërri, vlerësoi se ndryshimi i propozuar orienton politikën tatimore drejt nevojave jetike të qytetarëve, duke reduktuar me 14% barrën mbi konsumin e domosdoshëm.

 

Projektligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë, te paketa fiskale për vitin 2027, sjell një ndryshim në buxhetin e familjes, me një ulje të TVSH-së së ushqimeve nga 20% në 6%.

 Vlerësoj se kjo ndërhyrje mbështet dhe orienton politikën tatimore drejt nevojave të përditshme të qytetarëve. Për një familje, shpenzimi i ushqimit është koherent, ulja e tatimit krijon më shumë hapësirë për blerje.

Projektligji synon shpërndarjen e barrës së TVSH-së, ndërmjet kategorive të furnizimeve. 

Ushqimet bazë marrin një trajtim të reduktuar.

Buxheti krijon hapësirë për të ulur tatimin mbi konsumin e domosdoshëm.Familjet me më pak të ardhura kanë hapësirë të krijojnë më shumë një barrë më të ulët tatimore dhe me një vlerë të veçantë të përballimit të muajit.Të marrim një shembull, një produkt me vlerë pa tatim 100 lekë, me TVSH kushton 120 lekë, kurse me TVSH prej 6% ai do të kushtojë 106 lekë, diferenca.

 

Relatorja tjetër, Zamira Sinaj, shtoi se kjo paketë nuk synon të marrë më shumë para nga xhepat e qytetarëve, por të shpërndajë më drejt barrën që mbajnë të gjithë së bashku, duke u bazuar në tre aspekte kryesore stabiliteti.

 

“Për një familje, shpenzimi për ushqim është koherent. Ulja e këtij tatimi krijon më shumë hapësirë për blerje dhe ul barrën mujore, sidomos për shtresat me më pak të ardhura,”, shtoi Sinaj. 

  

Nga ana tjetër, zëvendëskryetari i Komisionit për Ekonominë, Enno Bozdo, u shpreh mjaft kritik ndaj këtyre masave tatimore, duke vënë në dyshim transparencën dhe analizën e Ministrisë së Financave.

 

Asnjë prej palëve të interesuara që janë thirrur për opinion nuk ka gjetur qoftë edhe një element të vetëm pozitiv në këtë paketë.

Si biznesi i madh, ashtu edhe ai i vogël, po ankohen njëzëri për ndryshimet e propozuara.

Pres që Ministria e Financave të vijë këtu me vlerësime të pastra rregullatore. Procedura ka çaluar rëndë në mënyrën se si e keni sjellë këtë projektligj. 

 

 Debati pritet të hyjë në një fazë më teknike gjatë ditës së nesërme. Anëtarët e komisionit do të depozitojnë zyrtarisht pyetjet e tyre me shkrim dhe do të marrin përgjigje në një seancë të posaçme, ku do të jetë i pranishëm edhe Ministri i Financave, Petrit Malaj.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy