Shoqata e Blegtorëve Prodhues të Qumështit protestoi para Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ata u shprehën të zhgënjyer jo vetëm nga mosmbajtja e premtimeve dhe marrëveshjeve të arritura, por edhe nga një vendim që, sipas tyre, i rëndon më tej kostot, heqja e naftës falas.
Sipas tyre, ndryshimet në Skemën Kombëtare të Bujqësisë 2026, nuk reflektojnë nevojat reale të sektorit dhe nuk ndihmojnë në uljen e kostove të prodhimit.



