
"Ne nuk mund të krahasohemi me Maqedoninë e Veriut për mbështetjen që shteti i jep fermerëve,’- kështu deklaron fillimisht Zef Gjeta, agronom dhe doktor i shkencave bujqësore, në një intervistë për ‘TvT.
Gjeta më tej thotë se shtimi i aplikimeve për Skemën Kombëtare nga AZHBR-ja (Agjensia e Zhvillimit Bujqesor dhe Rural) për fermerët është i pakuptimtë, në një kohë kur fondi është i përcaktuar, 6 mln euro: "Me këtë skemë fermerët fitues marrin më pak, pë pasojë nuk e zgjidhin problemin që kanë. Nëqoftëse janë planifkuar 100 fermerë si fitues tani i bie 120, pra do të marrin më pak. Tani ndryshon skema prap dhe çorodit fermërët. Vjet fermerët kishin një shpresë, por këtë vit është akoma më rëndë.”
7653 janë fermerët që kanë aplikuar online për Skëmën Kombëtare mbështetëse. Gjeta thotë se në raport me fondin e akorduar ajo që përfitojnë fermerët është shumë e vogël dhe për këtë duhet të ndryshojnë politikat.
“Ka një problem që nuk po zgjidhet. Nuk ka një politik të përbashkët nga politika qëndrore dhe ajo lokale. Mungojnë hallkat. Ministria e Bujqësisë ka lërguar nga përgjegjësia e saj këtë dhe fermeri ka mbetur në vetminë e tij. Këto para janë të pamjftueshme dhe këto para të pamjaftueshme nuk shkojnë atje ku duhet. Që nga viti 1990 është dëmtuar ky sektor,”-thotë agronomi.
I pyetur sa i ka dëmtuar pandemia fermerët dhe sa nëse po Gjeta përgjigjet:
“Të them të drejtën si të ndodhte pandemia si të mos ndodhte fermerët do të aplikonin për ndihmën. Nuk ka ndonjë ndryshim të madh. Kjo situatë e covid-19 është ndjerë te fermeri, por është ndjerë për keq. Gjithsesi jo deri në atë pikë që shteti të shkojë te subvencionimi.
Nuk jam persomi kompetent për të thënë se sa, por me siguri do të përllogariten këto humbje sepse nuk ka patur treg. Pra është shkëptur hallka për të shkuar te konsumatori. Asistenca e shtetit për fermërin është afër zeros sepse ia ka kaluar pushtetit vendor, i cili nuk e ka në rend fare çfarë bëjnë fermerët. Kjo është një emergjencë kombëtare.”



