Nga 1 Janari nisin në Shqipëri fluturimet 'low-cost'

Nga 1 Janari nisin në Shqipëri fluturimet 'low-cost'

Shqipëria dhe Hungaria janë të gatshme të intensifikojnë bashkëpunimin ekonomik mes tyre, pasi nisja e fluturimeve direkte  nga kompania Wizzair, do ti shërbejë këtij qëllimi.

Ky ishte qëndrimi i përbashkët mes Ministres së Zhvillimit Ekonomik, Milva Ekonomi  dhe  Péter Szijjártó ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë gjatë takimit të zhvilluar në kuadër të Samitit 16+1 të nivelit të lartë mes Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore, në Riga të Letonisë.

Të dy ministrat gjatë bashkëbisedimit vunë re se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve tregojnë rritje. Aktualisht në Shqipëri, tha ministrja Ekonomi operojnë 43 biznese hungareze, por ky numër duhet të rritet pasi Shqipëria është një vend plot mundësi në të bërit biznes.

Nisjen e fluturimeve direkte Budapest - Tiranë tremujorin e parë të 2017 nga kompania Wizzair, ministrja Ekonomi e quajti një zhvillim të rëndësishëm për dy vendet, që do t'i shërbejë bashkëpunimit ekonomik dhe turistik me përfitime të ndërsjella.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy