Pavarësia e BSH, Soko: Deklaratat e Sejkos për shkak se SPAK ka nisur hetimet për mikrokreditë. Dyshohet se është i përfshirë guvernatori

Pavarësia e BSH, Soko: Deklaratat e Sejkos për shkak se SPAK ka nisur hetimet për mikrokreditë. Dyshohet se është i përfshirë guvernatori

Eksperti i ekonomisë Pano Soko tha në studion e MCN Economy se se deklaratat e Sejkos për pavarësinë e BSH kanë lidhje me hetimin e dosjes së mikrokredive nga SPAK, ku dyshohet se është përfshirë vetë guvernatori.

 

Sipas Sokos, BSH është kthyer në një institucion të varur nga qeveria. 

E kam ndjekur dinamikën e ecurisë së marrëdhënies së BSH me qeveritë e viteve të fundit dhe me institucionet politike. Nuk më duket sikur është shqetësuar Sejko përgjatë gjithë kësaj kohe për ndonjë ndikim të qeverisë, për më tepër nuk më duket se ka dalë ndonjëherë kundër qeverisë. Është varur me dashje. Është kthyer në institucion varësie të qeverisë, me dashje. Përse, nuk e di. 

 

Sapo u hap një çështje kaq sensitive, siç është çështja e mikrokredive që është hapur para 2 vjetësh, papritur u kujtuan për pavarësinë e Bankës së Shqipërisë. Pse? Sepse prokuroria ka ndërhyrë në një çështje. Nga prokuroria e Tiranës kaloi në SPAK, sepse ishte përfshirë, ose dyshohet se është përfshirë vetë guvernatorit. Këtu filluan t’i bien tamtameve të pavarësisë së Bankës së Shqipërisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy