Blegtorët në rrugë kundër fabrikave të qumështit

Blegtorët në rrugë kundër fabrikave të qumështit

Blegtoret e dy qarqeve Gjirokastër e Vlorë janë mbledhur serish sot ne proteste në urën e Kardhiqit në Gjirokastër për ti kërkuar takim ministres së Bujqësisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Siç bën të ditur korrespondentja e MCN nga Gjirokastër, të indinjuar për këtë moskokëçarje të qeverisë ndaj fermerëve dhe blegtorëve në shenje proteste ata kanë derdhur qumështin në rrugën të cilën e kanë bllokuar për disa minuta.

Blegtorët kërkojnë marrjen  e masave të menjëhershme ndaj fabrikave që sipas tyre janë bërë monopol.  

Blegtorët thonë se po i detyrojnë të lënë ketë profesion dhe të largohen pasi kostot janë të papërballueshme.

Gjatë protestës njëorëshe ka patur edhe prani të forcave policore.

Ata kanë pretenduar përshkallëzim të protestës në ditët në vijim deri në Kryeministri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy