Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë propozon një strategji për të ulur çmimin e karburanteve në vend. Në seminarin me temë “Karburanti më i lirë” u prezantua një raport i bazuar në të dhënat e Eurostatit, sipas të cilit çmimi i karburantit për shqiptarët në krahasim me vendet fqinje të rajonit është më i lartë.
Sipas raportit të hartuar nga specialist E. Gjokutaj, dy janë rrugët për uljen e çmimit të karburantit.
Sipas raportit, kjo do të sjellë më pak arkëtime nga taksimi I naftës, benzinës apo gazit, por paratë e kursyera nga subjektet dhe konsumatorët do të kthehen si investime, që përkthehen në vende pune dhe rrjedhimisht të ardhura për shtetin.



