Transporti publik në Tiranë, Foni: Problem trafiku i rënduar, mungon infrastruktura

Transporti publik në Tiranë, Foni: Problem trafiku i rënduar, mungon infrastruktura

Tirana vijon të përballet me trafik të rënduar dhe mungesë infrastrukture të dedikuar për transportin publik. 

 

Kostandin Foni, përfaqësues i Shoqatës së Transportit Publik Tiranë, i ftuar në ‘MCN Economy’ deklaron se situata aktuale penalizon ndjeshëm operatorët dhe ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.

 

Sipas tij, aktualisht në kryeqytet operojnë 256 autobusë në të gjitha linjat, duke përshkuar rreth 700 mijë kilometra në muaj në total nga të gjithë operatorët. 

 

Megjithatë, numri i lartë i automjeteve private në qarkullim e bën trafikun të rënduar dhe e vështirëson funksionimin normal të transportit urban.

 

Patjetër që anketat janë të domosdoshme dhe duhet të merren për bazë jo vetëm nga BE, por edhe nga vetë operatorët, për të reflektuar pakënaqësitë që qytetarët kanë ndaj transportit publik. Nëse nuk pranojmë realitetin, nuk përmirësojmë dot asgjë. Trafiku i rënduar penalizon ndjeshëm operatorët për të ofruar shërbim cilësor dhe sigurisht që qytetarët kanë pakënaqësi për oraret.

 

Ai theksoi gjithashtu nevojën për modernizim dhe dixhitalizim të informacionit, duke e konsideruar si një hap të domosdoshëm për përmirësimin e shërbimit, në linjë me praktikat e vendeve të rajonit dhe më gjerë.

 

Sa i përket aspektit financiar, Foni nënvizoi se Tirana mbetet ndër qytetet me koston më të ulët të biletës në rajon. Aboneja mujore e përgjithshme kushton 1600 lekë të reja, çka sipas tij përfaqëson një raport të favorshëm mes çmimit dhe shërbimit të ofruar.

 

Përfaqësuesi i Shoqatës së Transportit Publik bëri thirrje për zbatimin e projekteve alternative si sistemi BRT (Bus Rapid Transit), i cili prej rreth tre vitesh është paralajmëruar, por ende nuk ka nisur zbatimin. 

Me flotën aktuale mendojmë se Tirana mbulohet me transport, por ajo që e bën të padobishëm është trafiku i rënduar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy