Muaji maj ka dhënë sinjale pozitive për kreditimin e ekonomisë. Nga fillimi i këtij viti, muaji maj është me tregues pozitiv sa i përket kreditimit, i cili në total është rritur me 4.3 %. Sipas raportit statistikor të Bankës së Shqipërisë për muajin maj, kjo rritje e kreditimit ka ardhur kryesisht nga segementi i biznesit, kredia e të cilit u rrit me 3 miliardë lekë.



