Ritenderohen rrugët. Hapet gara për bypass-et e Fierit dhe Vlorës

Ritenderohen rrugët. Hapet gara për bypass-et e Fierit dhe Vlorës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur garën e tenderave për vazhdimin e punimeve për ndërtimin e bypass-it të Fierit dhe atij të Vlorës.

Dokumenti, i cili mban firmën e drejtorit tashmë të dorëhequr, Dashamir Xhika, fton kompanitë shqiptare dhe të huaja që deri më datë 25 tetor të parqesin ofertat. 

Po ashtu, ARRSH jep detaje mbi situatën e punimeve. Kështu, për bypass-in e Fierit 55 për qind e tyre ka përfunduar, ndërsa për atë të Vlorës vetëm 12 për qind. Situata në këto dy projekte ka qenë mjaft e komplikuar. 

Të nisura vite më parë, punimet janë zvarritur për probleme nga më të ndryshmet, që nga shpronësimet deri tek konfliktet mes palëve kontraktore dhe nënkontraktore. 

Në gusht u lajmërua prishja e kontratave me kompaninë italine “Serenissima” për mospërmbushje të detyrimeve dhe rinisën procedurat e tenderimit. 

Këto dy akse, të konsideruara si mjaft të rëndësishme për lëvizjen në jug të vendit, jo vetëm për pejsën turistike, por edhe lidhjen e majft industrive me portin e Durrësit dhe Tiranën, kanë një kosto që me gjithë taksat shkon në 100 milionë euro.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy