Sakollari: Në Shqipëri puna taksohet më shumë se kapitali. Zepishta: Të zgjerohet baza e tatueshme (VIDEO)

Sakollari: Në Shqipëri puna taksohet më shumë se kapitali. Zepishta: Të zgjerohet baza e tatueshme (VIDEO)

Pedagogia e ekonomisë Valbona Sakollari, thotë se taksimi progresiv rëndon më shumë mbi individin, pasi kush fiton më shumë paguan më shumë.

 

Ajo shton se barra fiskale që mban puna në Shqipëri, është më e larta në rajon.

 

E njëjta bindje ndahet edhe nga eksperti kontabël Igli Zepishta, duke folur për “MCN Economy”, duke kërkuar që të zgjerohet baza e tatueshme dhe të rishikohet tatimi i të punësuarve.

 

Ai foli për lobingje nga sektorë të caktuar të biznesit për të siguruar lehtësi fiskale.

 

Sakollari

Mbi këdo që të vendoset taksa apo tatimi ai paguhet nga individi, pastaj varet se në cilin rol janë. Kur flasim për taksimin mbi punën apo kapitalin, këtu i referohemi konceptit të ndarjes së të ardhurave në bazë të funksionit të tre, nëse taksohet puna, kapitali, apo prona. Në Shqipëri puna taksohet më shumë se kapitali. 

 

Në Shqipëri tatimi mbi kapitalin është shumë i ulët, tatohet dividenti 8%, tatohet fitimi i kapitalit prej 15%. Mbi pagën rëndojnë dhe kontributet dhe sigurimet shoqërore, që është kosto e punës. 

 

Kështu barra fiskale që mban puna është diku te 50.8%, më e larta në rajon. Ne kemi zgjedhur të tatojmë shumë punë, shumë pagën dhe të tatojmë pak kapitalin. Se tatimi mbi punën rrit koston e punës. 

 

Zepishta

Tatimi progresiv i takon vetëm punës. Kemi një taksim të përzier në aktivitetin tregtar të biznesit, pasi kemi shumë lloje biznesesh që përfitojnë lehtësi tatimore. Në një farë mënyre, rëndesa gjatë gjithë këtyre viteve, rëndon më shumë punonjësit. 

 

Kjo sjell një lloj pabarazie në mënyrën e taksimit që ndodh në Shqipëri duke rënduar më shumë punonjësit, ndërsa pjesa tjetër është pothuajse e patatuar në Shqipëri, sidomos pjesa ku mbahet tatimi në burim. Detyrë kryesore është përqendrimi duhet të kalojë edhe në anën e mbledhjes së tatimit të kapitalit, e cila është në nivele shumë të ulëta. 

 

Ndaj themi se duhet zgjeruar baza e tatueshme dhe duhet të rishikohet tatimi i të punësuarve. Baza e tatimit nuk duhet të bjerë vetëm mbi rrogëtarët, por edhe mbi biznesmenët. Niveli i taksimit mbi punën për 200 mijë lekë është 13%, ndërsa ata me të ardhura mbi 200 mijë lekë të reja, është 20%. 

 

Unë kam qenë kundër këtij lloj taksimi, sidomos për ata që bëjnë dy punë. Ka shtete që nuk taksojnë punën e dytë, por vetëm punën e parë. Por jo me detyrim siç e kemi ne, se ne taksohemi njësoj për të dyja punët. Kemi lobingje nga sektorë të caktuar të biznesit për të siguruar lehtësi fiskale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy