Çmimi “Eqerem Çabej”/ Akademia e Shkencave vlerëson Anastas Angjelin dhe Adrian Civicin

Çmimi “Eqerem Çabej”/ Akademia e Shkencave vlerëson Anastas Angjelin dhe Adrian Civicin

Akademia e Shkencave ka nderuar me çmimin “Eqerem Çabej” dy ekspertë të ekonomisë.

Anastas Angjeli dhe Adrian Civici u nderuan me një prej çmimeve shkencore kombëtare vjetore për veprën “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”.

Këtë të fundit, Akademia e Shkencave e vlerëson si “Triptik studimor që bashkon veprat “Kriza ekonomike në kohën e koronavirusit”, “Përballë krizës - sfidat e teorisë dhe politikave ekonomike” dhe “Drejt një krize të re - energjia, inflacioni, rritje çmimesh, çoroditje e tregjeve”, me objekt zhvillimet dhe përballjet e ekonomisë shqiptare në rrethana të jashtëzakonshme, në kushtet e pandemisë dhe të krizave të ricikluara, që përmban analiza të qarta të situatave kritike që ka kaluar Bota dhe vendi, me rekomandime të vlefshme për institucionet qeverisëse dhe me vlerësime paralajmëruese për përballjen me të ardhmen”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy