Rama: Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve digjitale pa sportele

Rama: Në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve digjitale pa sportele

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se në 1 maj nis epoka e re e shërbimeve pa sportele.

Në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online, Kryeministri tha se “Shqipëria ka hyrë në elitën e vendeve më të zhvilluara për qeverisjen digjitale, dhe është ndër të parat që i ofron shërbimet me dokumente përmes platformës kombëtare digjitale”.

Kryeministri theksoi se nga 1 maji nuk do të ketë më letra e sportele, shërbim me kontakt fizik për 95% të shërbimeve.

Vendimi është i prerë, në 30 prill nuk ka më sportele në Republikën e Shqipërisë dhe të jeni të sigurt që kjo do të funksionojë, edhe pse në fillim mund të ketë disa ngërçe e shqetësime. Do ketë njerëz që nuk do të mund ta dinë se si e qysh mund ta marrin shërbimin, por nevoja do t’i bëjë që ta mësojnë. Kur me aplikimet dixhitale të Fondit të Mbështetjes për bujqësinë ne kemi shumëfishuar me shumë herë aplikimet nga fermerët që nga zonat më pranë qyteteve deri në skajet më të largëta, nuk ka nevojë për shembull tjetër. Fermerë edhe nga zona shumë të largëta e gjejnë rrugën dhe mundësinë për të aplikuar.

Kryeministri theksoi se, falë digjitalizimit të këtyre shërbimeve, do të kapërcehet hendeku mes punonjësve dhe qytetarëve. Si dhe minohet korrupsioni në administrata publike për të marrë çfarëdolloj shërbimi.

“Janë 7 milionë euro që janë kursyer nga sportelet që harxhoheshin për të marrë letra. Është e padrejtë që njerëzve vazhdohet dhe u jepen certifikatë letër”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

Sipas Ramës, platforma është gati dhe mjafton që qytetarët të kenë një “smartphone” celular për të kërkuar shërbimet.

“Nuk ka nevojë të lëvizë qytetari nga vendi. Mjafton të hyjë te platforma dhe ka marrë shërbimin”, vijoi Rama.

Numri një i qeverisë vuri në dukje se Shqipëria është renditur e 17-ta për shërbimet digjitale.

Ndërsa, sa u takon punonjësve të sporteleve, Rama u shpreh se ata do të vazhdojnë punën me plotësimin e dosjeve të kërkuara online nga qytetarët.

Ndër të tjera kreu i qeverisë përmendi njohjen e patentave shqiptare nga Gjermania, pasi kjo e fundit nuk e pranonte procesin e dhënies së mënyrës së dhënies së lejeve të drejtimit në vendin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy