Edmond Panariti është takuar këtë të hënë me fermerët në Gorçaj të Lushnjës ku ka diskutuar në lidhje me shqetësimin e tyre për çmimin e ulët të domateve që sipas fermerëve grumbulluesit ua marrin nën kosto.
Panariti u propozoi fermerëve vendosjen e një çmimi reference bazë, poshtë të cilit nuk mund të shitet asnjë produkt.



