Prençe: Buxheti 2025 nuk ka në fokus sektorët prodhues dhe eksportues. Nevojitet mbështetje monetare dhe strategjike për bizneset (VIDEO)

Prençe: Buxheti 2025 nuk ka në fokus sektorët prodhues dhe eksportues. Nevojitet mbështetje monetare dhe strategjike për bizneset (VIDEO)

Edvin Prençe, kryetar i shoqatës “Pro-Export” tha përmes një lidhje “Skype” me studion e MCN Live se buxheti i 2025 nuk ka në fokus sektorët prodhues dhe eksportues.

Prençe kërkoi rritje fondesh për të mbështetur bizneset me certifikimet e tyre dhe promovimin.

Përtej ngurtësimit të çdo buxheti, edhe ai i 2025 është po i njëjti nuk ka në fokus sektorët prodhues dhe eksportues.

Impakti social do të jetë akoma më i rëndë, përtej vështirësisë në mungesë likuiditeti, ngushtimin sa i takon dhe tregjeve të reja.

Impakt social dhe në largimin e atyre pak njerëzve që tashmë kanë ngelur në vendin tonë dhe janë krahu i punës.  

Çfarëdolloj politike mbështeste, apo amortizatorët fiskal si mund ta quajmë, subvencione, mbështetje dhe me strategji. Në rast se qeveria bën një mbështetje ajo kthehet 3-fish, gjeneron dhe taksa të reja.

Kërkojmë të rriten fondet për të mbështetur bizneset me certifikimet e tyre, fonde për të mbështetur bizneset në promovimet e tyre, ndërhyrje fiskale për të lehtësuar barrën fiskale që këto biznese kanë.

Janë disa politike që nuk kanë nevojë për ndërhyje monetare, por në strategji për prodhuesit dhe eksportuesit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy