
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh. T. Z. Bajram Begaj, mori pjesë në “Festën e Grurit”, që është shndërruar tashmë në një traditë të bukur nga bashkia Fier.

Begaj përgëzoi organizatorët dhe pjesëmarrësit për rikthimin e traditës së këtij festivali të hershëm të Myzeqesë, ndërsa uroi fermerët të gëzojnë në këtë ditë për të korrat, fryt i punës së tyre.
Presidenti Begaj bisedoi me banorët e zonës, fermerët dhe tregtuesit e produkteve artizanale bujqësore në lidhje me prodhimet e këtij viti dhe problemet që hasin.
Le të jemi falënderues për këtë që kemi sot në sofër dhe të vazhdojnë e të përpiqemi për më mirë.
Ai theksoi rëndësinë e vazhdimësisë së mbjelljes së grurit e përkujdesit për tokën nga të rinjtë fermerë të cilët i inkurajoi të mbarojnë shkollat profesionale në degët bujqësore.
Presidenti Begaj i kushtoi rëndësi edhe nevojës së bashkëpunimit mes fermerëve në dobi të rritjes së prodhimit, gjetjes së tregut më me vlere për ta, si edhe për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.



