Hapet ankandi për ngritjen e parqeve eolike -prodhimi i energjisë së rinovueshme të erës

Hapet ankandi për ngritjen e parqeve eolike -prodhimi i energjisë së rinovueshme të erës

Është hapur ankandi për ngritjen e parqeve eolike, në Shqipëri ku do ti jepet mundësia e ndërtimit të parqeve që prodhojnë energji të rinovueshme të erës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belind Balluku, sot gjatë ceremonisë së hapjes së këtij ankandi.

Ajo tha se ankandi do të organizohet në dy faza, ku ajo e para do të jetë në një kohëzgjatje prej 12 muajsh. Gjatë kësaj faze do të bëhet vlerësimi i të gjithë argumenteve sa i përket eksperiencës teknike, burimet financiare, dhe pozitën ligjore të së cilës kompani pjesëmarrëse në ankand.

Në fazën e dytë të ankandit do të bëhet vlerësimi i ofertave financiare nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

“Në dy vitet e fundit përmes ankandeve që janë zhvilluar në vend, kemi arritur rezultate të shkëlqyera të cilat na kanë rankuar e vendosur në çmime record të blerjes së energjisë elektrike nga parqet fotovoltaike në Europë. Në ankandin e parë atë të Karavastasë kemi arritur një çmim rreth 24 euro për megavat për 15 vitet e ardhshme dhe në ankandin e Spitallës një çmim prej 29 eurosh për 15 vitet e ardhshme”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Sipas saj, kjo eksperiencë e shkëlqyer na ka shtyrë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me BERZH më tej dhe për ti dhënë një ritëm tjetër diversifikimit të energjisë së rinovueshme.

“Ankandi që hapim sot do t’u japë mundësinë ofertuesve të propozojnë projekte të cilat kanë kapacitet minimal 10 megavat dhe kapacitet maksimal 75 megavat. Çmimi i parafiksuar do të drejtohet për 100 megavat të cilat do të blihen nga qeveria për konsum dhe çmimi tavan do të jetë 75 euro për megavat. Ne ju japim mundësinë të gjitha kompanive që të ofertojnë çmimin më të ulët”, tha Balluku.

Nga ana e tij kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e vuri theksin tek  transformimi i Shqipërisë në eksportues neto të energjisë elektrike dhe njëkohësisht eksportues të një energjie të gjelbër të rinovueshme.

Për kryeministrin Rama, ky është një kapitull i ri drejt diversifikimit të burimeve të energjisë.

Ky ka qenë një nga premtimet e kryeministrit gjatë fushatës zgjedhore të 2021-shit.

Po ashtu, ai ka falënderuar dhe mbështetësit e këtij ankandi, ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim është mbështetëse konstantë e Shqipërisë, ndërsa në këtë projekt i është bashkuar dhe qeveria zviceranë.

Rama nuk ka lënë pa përmendur dhe projektin e Hidrocentralit të Skavicës, ku e ka cilësuar dhe si mundësi të mirë për të ulur varësinë nga moti, si dhe për të krijuar rezerva për periudhën me mungesë të reshjeve të shiut.

Një park eolik është një grup turbinash të erës, në të njëjtin vend, të cilat përdorin energjinë e erës për të prodhuar energji elektrike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy