Barra tatimore ndryshon mes qarqeve në raport me detyrimet taimore të pagura dhe Prodhimit të Brendshëm të Qarkut. Sipas të dhënave të publikura në al-tax del se nivlein më të ulët e ka qarku Berat me 12.4 %, Fieri 15.9 % dhe Shkodra 19.2 %. Ndërsa barra tatimore më e lartë është në qarkun e Tiranës me 27,4%. Pas këtij qarku barrën më të lartë e mban qarku i Elbasanit me 27,3% dhe më pas qarku i Durrësit me nivelin e barrës tatimore në 27,2%.
Dita e Lirisë Fiskale, ashtu si edhe në Ballkan edhe në Shqipëri është indeksi i lehtësimit të individit dhe biznesit nga barra e tatimeve dhe taksave. Dita e Lirisë Fiskale për vitin 2016 është sot në ditën e 28-të të muajit Mars.



