Rreth 114 milionë euro për energjinë dhe konviktet, Shqipëria nënshkruan tre marrëveshje me Gjermaninë

Rreth 114 milionë euro për energjinë dhe konviktet, Shqipëria nënshkruan tre marrëveshje me Gjermaninë

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, dhe ambasadori gjerman, Karl Bergner, kanë nënshkruar tre marrëveshje të rëndësishme në sektorin e energjisë, me një financim total prej rreth 90 milionë eurosh hua dhe 24 milionë eurosh grant nga qeveria gjermane përmes KfW-së.

 

Sipas ministrit Karakaçi, marrëveshja e parë synon rritjen e efiçencës në sistemin e transmetimit të energjisë elektrike. 

 

Projekti parashikon digjitalizimin e plotë të rrjetit të transmetimit, duke mundësuar automatizimin e proceseve që lidhen me ndërlidhjen e nënstacioneve dhe menaxhimin më efikas të sistemit energjetik.

 

Marrëveshja e dytë ka në fokus rehabilitimin e hidrocentralit të Vau të Dejës, një nga asetet më të rëndësishme publike të prodhimit të energjisë në vend.

 

Karakaçi theksoi se projekti vijon bashkëpunimin e suksesshëm me qeverinë gjermane dhe KfW-në për modernizimin e kësaj vepre energjetike.

 

Ndërkohë, marrëveshja e tretë lidhet me rehabilitimin e konvikteve të Qytetit Studenti në kuadër të programeve për efiçencën e energjisë.

 

Për këtë projekt është akorduar një grant prej 24 milionë eurosh nga qeveria gjermane, financim që synon përmirësimin e kushteve të jetesës dhe studimit për studentët, si edhe uljen e konsumit të energjisë përmes investimeve në ndërtesa me standarde të larta të efiçencës energjetike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy