Qeveria Kurti miraton buxhetin e rishikuar prej 2.5 miliardë euro

Qeveria Kurti miraton buxhetin e rishikuar prej 2.5 miliardë euro

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar rishikimin mbi ndarjet buxhetore për vitin 2021. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se me rishikimin, buxheti për këtë vit do të jetë 2 miliardë e 516 milionë euro.

“Duke marrë parasysh ecjen e deri tanishme por edhe pritjet për pjesën tjetër të vitit buxheti i rishikuar për vitin 2021 do të jetë 2 miliard e 516 milionë euro, kurse të hyrat do të jenë 2 miliard e 43 milionë euro. Ky buxhet me shifrat paraprake ishin paraparë të arrihet deri në vitin 2023. Me këtë rishikim rezultatet e vitit 2023 po i arrijmë dy vite më herët”, tha Murati.

Murati është shprehur se të hyrat buxhetore kanë treguar performancë të kënaqshme.

“Duke marrë parasysh të gjithë këta faktorë vlerësimet tona tregojnë për një rimëkëmbje për një rritje ekonomike në terma nominal prej 7.9 për qind”.

Ai ka thënë se prioritet i Qeverisë është edhe adresimi i rimëkëmbjes ekonomike, që duhet të vazhdoj pas pandemisë.

“Sa i përket zhvillimeve makroekonomike të gjithë treguesit në dispozicion tregojnë për një rikuperim më të ndjeshëm se sa që pritej të aktivitetit ekonomik makro-fiskale krahasuar me projeksionet fillestare”.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bëri kërkesën për blerje të katër dronëve nga ShBA-të, në vlerë prej 11.9 milionë euro.

Ai tha mundësia e pagesës është në dy këste, ku kësti i parë duhet të paguhet prej 5.9 milionë euro.

Qeveria e Kosovës morri vendim në parim për blerjen e katër dronëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka shtruar çështjen e blerjes së teksteve mësimore për nxënësit.

Kërkesë prej 15 milionë euro ka pasur edhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci për shkak të gjendjes së rëndë siç thotë ai që ndodhet në bujqësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy