Versionet e para të projekteve për Sazanin dhe Zvërnecin parashikonin krijimin e qytet-resorteve luksoze, të pajisura me hotele, vila ekskluzive, kazino dhe porte për jahte.
Dokumentet, të siguruara dhe të publikuara për herë të parë nga mediet, tregojnë se këto ide kanë qenë pjesë e propozimeve të hershme, por sipas kryeministrit Edi Rama ato janë rrëzuar nga qeveria shqiptare.



