Tabaku: Një studenti i duhen 4 mijë euro në vit, të na hapen mensat

Tabaku: Një studenti i duhen 4 mijë euro në vit, të na hapen mensat

Një studenti në Tiranë i duhen 4 mijë euro për të përballuar shpenzimet përgjatë një viti akademik. Gevio Tabaku, përfaqësues i Qëndresës Qytetare, tha se për shkak të vështirësive financiare ku janë gjendur, studentët kanë kërkuar hapjen e mensave në kampuset studentore, pasi ushqimi është zëri kryesor në shpenzimet vjetore. Megjithatë, pavarësisht një peticioni me mbi 6mijë firma, kërkesa e tyre nuk është marrë në konsideratë.  

Vështirësitë janë të mëdha për studentët. Janë të pambështetur. Nuk u përfshinë në asnjërën prej tre pakove të qeverisë. Studentët mbështeten vetëm te bursat. Janë bursat e ekselencës dhe ato sociale. Jemi sot në muajin e gjashtë që studentët nuk i marrin këto para. Është një situatë e paprecedentë që kërkon mbajtjen e përgjegjësisë. Duhet të kalojnë fondet që duhej të merrte sot çdo student. Vlera që këta studentë marrin këtu e pesë vite rresht, duhet përshtatur me krizën.

Ne kemi bërë një llogari sa i kushton një student viti akademik. Në Tiranë, një studenti i shkon 4 mijë euro në vit. Më parë ka qenë diku te 3400-3500 euro. Ushqimi është kostoja që rëndon më shumë në xhepat e studentëve. 2 mijë euro ikin vetëm për t’u ushqyer. Ne kemi bërë një peticion me 6650 studentë, është mbështetur nga pedagogë dhe e kemi dorëzuar pranë Këshillit Bashkiak për të kërkuar hapjen e mensave në katër rezidencat studentore. Nëse do të kishte vullnet nga ana e qeverisë, ne sot nuk do të kishim nevojë as për 100 mijë lekëshin e bursës as për mbështetje në pakot e qeverisë. Mensat do të duhej të ishin aty pa i kërkuar ne fare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy