Afera e inceneratorëve/ Gështenja: I afërmi i Bllakos i punësuar në një kompani koncesionare

Afera e inceneratorëve/ Gështenja: I afërmi i Bllakos i punësuar në një kompani koncesionare

Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter në një komunikim për mediat ka denoncuar sërish aferën e ineneratorëve.

Ai deklaroi se në këtë aferë janë të përfshirë një sërë zyrtarësh.

Gështenja denoncoi faktin se një i afërm i deputeti socialist Alqi Bllako është i punësuar në një kompani koncesionare.

Faktet kryesore

Përveç zyrtareve te tjerë ne këtë procedure ka qene dhe z. Bllako:

-           Z. Bllako ka qenë sekretar në Ministrinë e Mjedisit kur kanë nisur procedurat për inceneratorin e Elbasanit. Ai ka qenë në të gjitha shkresat si person në dijeni apo si person që ka drejtuar shkresat. Bllako ka qenë një person në dijeni kur është lajmëruar për gjendjen e emergjencës, më pas ka qenë pjesë e akteve dhe shkresave që kanë kaluar për këtë çështje.

-           Bllako është i përfshirë dhe në lidhje me inceneratorin e Fierit, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë ai ka qenë në dijeni të kompanisë që fitoi tenderin dhe koncesionin. Ai ka qenë në dijeni edhe se kompania ITS, që ishte kompania që merrte kontratat nga Albtek Energy, ishte aksionare në inceneratorin e Fierit. Sakaq kur u bë drejtor i AKUM ai ka qenë person përgjegjës dhe i përfshirë në lidhje me amendimin e kontratës së këtij inceneratori pasi ajo është firmosur prej tij.

-           Tek inceneratori i Tiranës ai ka qenë i përfshirë në letër këmbimet me ministrin Ahmetaj në kuadrin e personit në dijeni dhe gjithashtu i ka dërguar një letër Erion Veliaj (në fund të shkurtit) si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes.

-           Alqi Bllako ka marrë përsipër një risk për buxhetin e shtetit pasi ai ka pranuar që dy kompani pa kapital dhe pa të ardhura të mjaftueshme të fitojnë koncesionin e Elbasanit dhe Fierit. Ndërkohë që më vonë ka detyruar buxhetin e shtetit që të çelë pagesa ndonëse kompanitë kishin premtuar se kishin të ardhurat e tyre. Kjo ka vendosur në rrezik buxhetin e shtetit.

-           Babai i Alqi Bllakos, Edmond Bllako, rezulton të jetë i punësuar në një kompani koncesionare për të cilën djali i tij ka qenë personi numër dy përgjegjës si Sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit. Gjithashtu edhe si person përgjegjës kur ka qenë në krye të AKUM.

-           AKUM e drejtuar nga Bllako ka urdhëruar mbylljen e Porto Romanos, duke lënë Durrësin pa një vend depozitim, duke shtyrë Bashkinë Durrës për të negociuar me Inc Tiranës.

-           Bllako  gjithashtu ka kryer një negocim pa shpallje për EKO Park me vlerën 15 mln euro Tenderi Porto-Romanos që është negocim pa shpallje me vlerë 15 mln euro.

Është e qarte qe ne po ju shpalosim shqiptareve, abuzimin, mos respektimin e ligjit, papërgjegjshmërinë, dhe tashme drejtësia duhet te tregoje se te gjithë janë te barabarte para ligjit.  Pavarësisht presionit, qe sigurisht ne një afere ku është përfshirë gjysma e qeverise është e madhe, kjo është prova për pavarësinë e drejtësisë

Pasi të keni parë dhe dëgjuar  të gjitha faktet ne Raportit Përfundimtar Te Komisionit Hetimor, çdo shqiptar duhet të pyesë veten se në cilën anë dëshiron të jetë.

Në anën e korrupsionit, në anën e hajdutëve?  Apo në anën e njerëzve që e kundërshtuan atë, me qëndrime të forta, pa u dorëzuar kurrë?

Përgjigja është e qartë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy