Skema e pensioneve/ Koruni: Shpopullimi tregon dështim të politikave. Ribaj: Na çon në krizë pensionesh pas 20 vitesh (VIDEO)

Skema e pensioneve/ Koruni: Shpopullimi tregon dështim të politikave. Ribaj: Na çon në krizë pensionesh pas 20 vitesh (VIDEO)

Nisma e qeverisë për ndryshime në skemën e pensioneve, e paralajmëruar së fundmi nga kryeministri Edi Rama, ka hapur debat mes ekspertëve të ekonomisë. 

 

Propozimi për heqjen e kontributeve për pensionistët që vijojnë të punojnë shihet si një masë që synon të adresojë mungesën e fuqisë punëtore, por njëkohësisht ngre pikëpyetje për qëndrueshmërinë e sistemit.

 

I ftuar në ‘MCN Informacion’, eksperti i ekonomisë Eduard Koruni e lidh këtë nismë drejtpërdrejt me fenomenin e emigrimit dhe boshllëkun në tregun e punës.

 

Ka të bëjë me mungesën e fuqisë punëtore… njerëzit ikin dhe kush e ka fajin? Për mua del puna e dobët e qeverisë.

 

Sipas tij, lejimi i pensionistëve për të vijuar punën është një zhvillim pozitiv në plan individual, por jo domosdoshmërisht një zgjidhje strukturore për skemën.

 

Mundësia që pensionistët të punojnë është pozitive… por kontributet gjatë kohës që je në pension nuk janë përfitim për individin.

 

Koruni solli në vëmendje edhe ndryshimet demografike, duke nënvizuar se raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve është përkeqësuar ndjeshëm ndër vite.

 

Para viteve ’90 një pensionist mbulohej nga 3.8 të punësuar, ndërsa sot situata është përkeqësuar shumë”, shtoi ai, duke ngritur shqetësimin edhe për mënyrën se si do të financohet mbështetja shtesë për sektorin privat.

 

Nga ana tjetër, eksperti Artur Ribaj e sheh këtë masë si një reflektim të dyfishtë: mungesë të fuqisë punëtore dhe pamjaftueshmëri të pensioneve aktuale.

 

Kjo vjen si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore, por edhe sepse pensioni nuk u del dhe e sigurojnë përmes pagës.

 

Megjithatë, ai thekson se heqja e kontributeve për këtë kategori nuk është domosdoshmërisht zgjidhja e duhur.

 

Kontributet shoqërore duhet t’u mbahen edhe pensionistëve”, u shpreh ai, duke argumentuar se çdo përjashtim mund të ndikojë në balancat e skemës.

 

Ribaj ngriti gjithashtu dyshime mbi qartësinë e politikave të propozuara dhe ndikimin e tyre real në ekonomi.

 

Është e paqartë deklarata për pensionet… mund të jetë një stimul për punonjësit e administratës.

 

Të dy ekspertët bien dakord se sfida kryesore mbetet afatgjatë. Sipas Ribajt, trendi i shpopullimit përbën një rrezik serioz për të ardhmen e skemës së pensioneve.

 

Shpopullimi na çon në krizë për pensionet pas 20 vitesh.

 

Në thelb, debati tregon se ndërsa nismat për fleksibilitet në tregun e punës mund të sjellin përfitime të menjëhershme, qëndrueshmëria e skemës së pensioneve kërkon politika më të thella dhe afatgjata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy