“Forma piramidale”, Tomorri: Kostoja e inceneratorëve i tejkalon 430 mln euro

“Forma piramidale”, Tomorri: Kostoja e inceneratorëve i tejkalon 430 mln euro

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në “Mcn Economy” se kostoja e inceneratorëve tejkalon 430 milionë eurot, që është shifra e përcaktuar nga studimi i fizibilitetit.

Mënyra se si është proceduar është fiks forma piramidale. Prokurohet një objekt i vogël si fillim, prokurohet një objekt më i madh dhe më pas një objekt edhe më i madh. Është më shumë se 430 milionë euro. Studimi për fizibilitetin nuk përfshin dherat. Nuk dihet nëse ka qenë vendim i Këshillit Bashkiak, apo detyrim i bizneseve për t’i çuar dherat në landfill. Është biznes i madh. 40 milionë euro që paguajnë kompanitë e ndërtimit për të dorëzuar dherat. Dorëzohen dhera edhe nga punët publike, dhe duhen paguar para shtesë, që është një çmenduri e madhe. Llogaritë aritmetike te studimi i fizibilitetit janë gabim”.  

Tomorri theksoi se sa herë shpenzohet qoftë edhe një qindarkë e qytetarëve, nëse ka dyshime për abuzimet, duhet të hetohet deri në fund, dhe abuzuesit të shkojnë para drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy