Dita Ndërkombëtare e rrushit “Chardonnay”/ Krifca: Rrushi i famshëm francez kultivohet edhe në Shqipëri

Dita Ndërkombëtare e rrushit “Chardonnay”/ Krifca: Rrushi i famshëm francez kultivohet edhe në Shqipëri

Shqipëria njihet për vreshtat më të vjetra në Evropë, dhe sot ky sektor është gjerësisht i përhapur dhe një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe vetëpunësimit për një numër të madh të fermave bujqësore.

Sipas të dhënave nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, arrijnë mbi 300 mijë numri i fermerëve që kultivojnë rrushin në vreshta dhe pjergulla, nga jugu e deri në veri të vendit.

Sipërfaqja e mbjellë me vreshta janë rritur ndjeshëm vitet e fundit në mbi 10.000 ha.

Krahas varieteteve autoktone, janë përshtatur mjaft mirë në tokën shqiptare dhe kultivohet masivisht, dhe varieteti i rrushit të famshëm “Chardonnay”.

Drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe rural, Frida Krifca ka zgjedhur sot në Ditën Ndërkombëtare të rrushit “Chardonnay”, të sjellë në vëmendje se vreshta të tërë të rrushit të famshëm francez kultivohen edhe në Shqipëri.

“Vërtet është francez, dhe ne preferojmë t’i bëjmë jehonë varieteteve autoktone. Por meqë është përshtatur aq mirë në tokën shqiptare dhe kultivohet masivisht, kujtojmë sot ditën e rrushit “Chardonnay”- shprehet Krifca.

Dy vjet nga implementimi i programit IPARD II të financuar me 94 milionë euro nga qeveria shqiptare dhe BE, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, (AZHBR) ka paguar 60 % të kontratave të firmosura me fermerë dhe agropërpunues, për përfitimin e granteve nga investimet në bujqësi, ku vend kryesor zë mbështetja në vreshtarinë dhe industrinë e verërave “Made in Albania”, që po zgjeron eksportet në tregjet ndërkombëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy