
Rezart Prifti nga studio e MCN Ekonomi e ka cilësuar korrupsionin dhe abuzimin me energjinë elektrike si aferën më të madhe në 30 vitet e fundit.
Ai tha se edhe te energjia dhe karburantet performanca është rritur në mënyrë të frikshme, por nuk është përkthyer në performancë reale në treg.
Rama është shahist brilant, ne si ekonomistë vihemi herë pas here në vështirësi sepse detyrohemi të shpjegojmë edhe ato të paaplikueshme dhe e gjithë kjo sepse kemi të bëjmë me abuzimin dhe korrupsionin. Ky treg nuk ka lëvizur thjesht për mungesën e vullnetit sepse ka pasur një korrupsion të frikshëm. HEC-et e vogla ndërtohen kot gjithandej, janë politikë menaxheriale, do ishte mirë të interpretoheshin por se bëjmë dot.
Inceneratorët është afera e dytë me e madhe se e para është ajo energjetike. Kanë qarkulluar miliona euro por që mbetet afera më e madhe në këto 30 vite këtu, e para është ajo e OSHEE, pastaj e dyta vjen afera e inceneratorëve. Por që më vonë do të dali se sa e madhe është veza që është në korrupsionin me energjinë elektrike. Edhe te energjia dhe karburantet performanca është rritur në mënyrë të frikshme, por nuk është përkthyer në performancë reale në treg sepse dalim sërish te korrupsioni dhe abuzimi.



