Mena: Ndërtimet nuk mbyllen brenda afateve, ka kulla në mes të Tiranës që vijojnë prej dhjetë vitesh

Mena: Ndërtimet nuk mbyllen brenda afateve, ka kulla në mes të Tiranës që vijojnë prej dhjetë vitesh

Drejtoresha Ekzekutive e Unionit të Inxhinierët Dëshira Mena thotë se rënia e prodhimit të betonit, nuk është si indikator të rënies së ndërtimit. 

Nga studio e “MCN Economy”, Mena ngriti shqetësimin se ndërtimet nuk po mbyllen brenda afatit të lejes së parashikuar dhe për këtë duhen marrë masa.

Në këtë drejtim përmendi kulla që po ngrihen në mes të Tiranës, të cilat vijojnë prej dhjetë vitesh ende pa u mbyllur.

Sipas saj, dokumentet për marrjen e lejes së ndërtimit bëhen shpejt e shpejt, edhe pse investitori nuk është gati për të filluar dhe përfunduar ndërtimin brenda afatit.

Mena tha se duhet të zhduket ideja e bërjes së projektit me urgjencë dhe të mos jepet leja pa u kopsitur me detaje që nga projekti cilësor.

Po shikoja lejet e ndërtimit të dhëna në vitin 2024 dhe 2025 nuk ka asnjë lloj ndryshimi, është e njëjta sasi. Janë shifra që nuk tregojnë se ritmi po bie. 

Betoni është një proces pune dhe ka të bëjë me fazën e ndërtimit dhe gjithë pjesa tjetër e ndërtimit shkon te rifiniturat.

Ne e dimë që kostoja më e madhe në ndërtim është te rifinitura. Nuk bëjnë marifete te betoni se është siguria e objektit, te rifiniturat sheh që ka shumë gjëra për të korrigjuar dhe verifikuar. 

Ti ke një afat të përcaktuar në leje për ndërtimin e objektit. Në momentin që ti nuk e mbyll objektin brenda afatit të lejes së parashikuar, duhet patjetër të merren masa. 

Se ne shohim kulla në mes të Tiranës, që kanë dhjetë vjet në fazë ndërtimi. A mund të quhet ky ndërtim pozitiv për qytetin? Kthehet në të kundërt. 

Kur nuk e vë në dispozicion brenda afatit, i gjithë ndërtimi nuk është efiçent. Këta nxitojnë për të marrë lejen e ndërtimit. 

Marrja e lejes nuk tregon saktësisht fazën reale të investimit. Por bëhen letrat shpejt e shpejt, edhe pse investitori nuk është gati për të filluar dhe përfunduar ndërtimin brenda afatit. 

Ti projektin e ke vetëm në fasadën e zgjidhur, por edhe fasadën e ke të mbushur plot me probleme. 

Kostot me të cilat paraqiten për leje objektet nuk janë kostot reale të ndërtimit. Do paguash dhe taksën 2% në shtet. 

Investitorët mundohen ta ulin në minimum vlerën për të paguar sa më pak 2%. 

Ky investitori siç mashtron shtetin, mashtron gjithë grupet që ka nën vete. E fillon që te projekti që bëhet sa për leje. 

Duhet të zhduket ideja e bërjes së projektit me urgjencë dhe të mos jepet leja pa u kopsitur me detaje që nga projekti cilësor.

Në momentin që dorëzon projektin, bashkë me firmën e projektuesit, duhet të dorëzosh edhe faturën e pagesës së projektit. 

Nuk e kërkojnë as institucionet. Se investitori paguan dy lekë dhe me ndihmën e institucionit e fsheh vlerën e vërtetë të kësaj pune. 

Më gjej një projekt në Tiranë që është përfunduar ashtu siç është marrë leja. 

Asgjë të përbashkët nuk ka projekti me atë që dorëzohet në fund. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy