Rabeta: Në lejet e ndërtimit sipërfaqja e dhënë për zyra, shumë e ulët krahasuar me hotelet dhe apartamentet

Rabeta: Në lejet e ndërtimit sipërfaqja e dhënë për zyra, shumë e ulët krahasuar me hotelet dhe apartamentet

Gazetari Lorenc Rabeta, për tregun e zyrave në vendin tonë thotë se në lejet e ndërtimit sipërfaqja për zyra është shumë e ulët në raport me atë të dhënë për hotele dhe apartamente.

Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se një fakt i tillë e bën të mendojë se bizneset shqiptare janë fokusuar te fitimi afatshkurtër. 

Në vitin 2020-2021 në pandemi, u krijua një stok prej 25% zyrash bosh, në atë që ofron tregu shqiptar si zyra, në ndërtime të reja dhe të vjetra. Kishim një inflacion zyrash në vitin 2020-2022, çmimi ra tek 15-16 euro për metri katror.

Bizneset në vetvete kërkojnë ambiente shumë të mira, të pajisura me ambiente ndihmëse. U krijuan pastaj edhe disa çmime mjaft luksoze diku te 25-30 euro metri katror. Kemi minimalisht në pritje 5-6 kulla shumë të rëndësishme. 

Ajo që shoh si problem, është se nga sipërfaqja e dhënë për leje, në raport me sipërfaqen e dhënë për hotele dhe apartamente, diferenca e dhënë për zyra është e ulët. Kjo më bën të mendoj se bizneset shqiptare janë fokusuar te fitimi afatshkurtër. 

Shitja e apartamenteve në themel më bën ta mendoj të vështirë ndryshimin e këtij raporti. Pas vitit 2023 stoku ra në 12%.

Kemi zyra të lira në Tiranë. Di që tek një prej ndërtimeve super luksoze, një institucion bankar, bleu dy kate. 

Ka nevojë për të tilla ambiente, do të shohim se sa elastik do të jetë biznesi shqiptar për ta testuar këtë kërkesë dhe më pas për t’i krijuar një ofertë kësaj kërkese. 

Në vitin 2030 hyrja në Bashkimin Europian dhe ky bum turistik, AirBnb, shoh që tregu shqiptar para vitit 2030, do të orientohet fort për të krijuar një ofertë për zyra të standardeve shumë të larta, prej nga ku do ndërveprojmë me institucionet e Bashkimit Europian, madje mund të kemi edhe prani të tyre këtu. 

Standardet mund të gjenden te këto kulla që po ndërtohen së fundi. Flas për cilësi e cila është ajo e duhura, jo në hapësirë. Kam një lloj sigurie se në vijim do të kemi shumë hapësira dedikuar biznesit. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy