Plazhet publike me pagesë/ Ndrepepaj: Nevojë për mirëmbajtje

Plazhet publike me pagesë/ Ndrepepaj: Nevojë për mirëmbajtje

Albulen Ndrepepaj, menaxher hoteli dhe ekspert turizmi për kthimin e plazheve publike me pagesë, thotë se kjo shkon në shërbim të mirëmbajtjes.

 

Duke folur për “MCN Economy”, ai deklaroi se nëse synohet që edhe plazhet publike të kenë standard si ajo e resorteve, duhet mirëmbajtje, me një kosto simbolike në mënyrë që të kthehen në investime konkrete si siguria, pastërtia dhe infrastruktura për mirëmbajtjen e tyre.

 

Ka kosto që nga vrojtuesi i plazhit, pastrimi i rërës, menaxhimi i mbetjeve dhe shërbimet që ofrohen për të gjithë pushuesit tanë. 

Nëse duam që dhe plazhet publike të kenë standard si ajo e resorteve, duhet mirëmbajtje, me një kosto simbolike që dhe ato të kthehen në investime konkrete si siguria, pastërtia dhe infrastruktura për mirëmbajtjen e tyre. 

 

Sezoni ka vazhduar me kërkesa të larta për këtë vit, pasi turistët e huaj po kërkojnë fillimisht siguri dhe cilësi dhe përderisa kërkesat janë rritur, do të thotë se Shqipëria e ka arritur këtë standard si për siguri dhe për cilësi. 

Kërkesat kanë ardhur duke u rritur që nga muaji maj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy