Shqipëria miraton marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore me Kosovën

Shqipëria miraton marrëveshjen për njohjen e sigurimeve shoqërore me Kosovën

Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi sot marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për njohjen e sigurimeve shoqërore, i cili i hap rrugën krijimit të një tregu të përbashkët pune.

Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani bëri të ditur se në bazë të marrëveshjes, qytetarët e të dy vendeve do të mund të përfitojnë nga përfitimet që merren në raste të aksidenteve në punë për ata që janë të punësuar, si dhe nga pensionet e pleqërisë, të invaliditetit apo pensionet familjare në të dyja vendet.

Vitet e fundit numri i të punësuarve është rritur, si i shtetasve shqiptarë që punojnë në Kosovë, ashtu edhe i shtetasve të Kosovës që vijnë e punojnë në Shqipëri. Kjo marrëveshje lehtëson akoma më tej procedurat, njeh periudhat e sigurimit të tyre, me qëllim që qytetarët nga të dy vendet të mund të përfitojnë.

Marrëveshja bashkon të gjithë periudhat e punës, pavarësisht se ku kanë punuar individët dhe i konsideron si të ishin kryer në Shqipëri. Nga kjo marrëveshje parashikohet të përfitojnë rreth 2000 qytetarë.

Ndërkohë me Italinë, kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Eduart Shalsi bëri të ditur se është rënë dakord në parim për miratimin e një marrëveshje.

Bisedimet vijojnë edhe me Greqinë, dy vende këto ku jetojnë e punojnë numri më i madh i shqiptarëve jashtë vendit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy