Lojërat e fatit, Spiropali: U kursyem shqiptarëve 50 milionë dollarë për një muaj

Lojërat e fatit, Spiropali: U kursyem shqiptarëve 50 milionë dollarë për një muaj

Qeveria e konsideron të suksesshme mbylljen e lojërave të fatit. Në një dalje për mediat, zëdhënësja e Qeverisë, njëkohësisht ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, tha se falë vendimit për mbylljen e lojërave të fatit, shqiptarët kanë kursyer gjatë janarit 50 milionë dollarë.

“Në janar 2018 në baste dhe kazino janë shpenzuar 13 milionë dollarë, 1.3 miliardë lekë. Pra një shifër e jashtëzakonshme. Nëse do të shtonim projeksionin e aktivitetit të bixhozit në të zezë, atëherë jemi  në rreth 35 milionë dollarë shtesë. Në janar 2019, për shkak të ndalimit të bixhozit, afro 50 milionë dollarë janë kursyer nga shtëpitë e shqiptarëve”, tha ajo.

Spiropali tha se një tjetër sinjal pozitiv pas mbylljes së lojërave të fatit është hapja e bizneseve të reja.

“Rezultojnë të mbyllura 4364 adresa ku zhvillohej veprimtari bixhozi. Në dhjetor-janar, janë regjistruar  2688 biznese të reja të vogla, ku një pjesë e konsiderueshme janë biznese të vendosura në mjediset e basteve sportive dhe kazinove. Ne me sukses ndërhymë në këtë gosti që ushqehej me të ardhurat e të pamundurve”, tha ajo.

Ne lidhje me ish-të punësuarit në biznesin e lojërave të fatit, Spiropalo tha se shumë prej tyre kanë qenë kontigjent i varësisë nga këto lojëra. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy