BE-ja i jep Kosovës 10 milionë euro ndihmë për reformat në administratë dhe pandeminë

BE-ja i jep Kosovës 10 milionë euro ndihmë për reformat në administratë dhe pandeminë

Komisioni Evropian do të ndihmojë Kosovën me 9.985 milionë euro, për reformat në administratën publike dhe në menaxhimin e financave publike.

“Mbështetja e BE-së për Reformën e Administratës Publike dhe Menaxhimin e Financave Publike shpërblen progresin që e bën qeveria në zbatimin e strategjive të saj dhe në arritjen e synimeve të dakorduara ndërmjet BE dhe qeverisë së Kosovës. BE është duke punuar me qeverinë e Kosovës në këto reforma që nga dhjetori i vitit 2017”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

KE-ja kërkon që të përshpejtohet dinamika e reformave.

“Në veçanti, Komisioni pret që qeveria të mbetet e përkushtuar për zbatimin e paketës legjislative të Reformës së Administratës Publike dhe për hapat e nevojshëm për përmirësimin e llogaridhënies së agjencive të pavarura, të vazhdojë me politikat makroekonomike të orientuara drejt stabilitetit dhe të rris transparencën, veçanërisht sa i përket shfrytëzimit të fondeve buxhetore dhe proceseve të prokurimit publik”.

Zyra e BE-së njofton se kjo shumë financiare po ashtu do të ndihmojë Kosovën në luftimin e pandemisë.

“Kjo mbështetje e BE-së po ashtu do të ndihmojë Kosovën edhe në luftimin e pandemisë COVID-19 dhe ndikimit të saj në ekonomi dhe financa publike”, thuhet në njoftimin e Zyrës së BE-së.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy