Buxhuku: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri -Kosovë minimale, shkallë e fortë e paaftësisë profesionale

Buxhuku: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri -Kosovë minimale, shkallë e fortë e paaftësisë profesionale

Administratori i Konfindustrisë Gjergj Buxhuku në studion e lajmeve në MCN Economy i cilësoi marrëdhëniet tregtare mes Shqipërisë dhe Kosovës si minimale dhe kjo sipas tij edhe për faktin se bashkëpunimi mes tyre çalon.

Ai tha se në tërësi kemi problematikë që vjen nga politika, ku përfshihen interesat e ndryshme të paaftë të konkurrojnë në tregje të hapura, përplasje në raste të caktuara kur tentojnë të futen te njëra-tjetra dhe një shkallë të fortë të paaftësisë profesionale.

Marrëdhëniet tregtare Shqipëri -Kosovë janë minimale dhe kjo ka të bëjë se prodhimi është i ulët në të dyja vendet. Nuk ka prodhim të brendshëm të mjaftueshëm, është në fazë primitive. Nga ana tjetër edhe këto shkëmbime tregtare karakterizohen nga një sërë problematikash ku praktika është e kundërta e asaj që shkruhen në letra. Nga të dyja vendet kemi probleme me ato që quhen kosto të fshehta. Kur flasim për bujqësi dhe industri kemi problematikë të madhe me mungesën e lejeve. Jo vetëm bashkëpunimi çalon, por kemi pasur dhe raste të shkatërrimit të bizneseve nga konkurrenca në terren.

Pra në tërësi kemi problematikë që vjen nga politika, interesat e ndryshme të paaftë të konkurrojnë në tregje më të hapura, kemi përplasje në raste të caktuara kur tentojnë të futen te njëra-tjetra dhe një shkallë të fortë të paaftësisë profesionale. E dyta është fakti që këtu kemi dhe një problem të madh, është fakti që Shqipëria dhe Kosova do i japin prioritet Ballkanit të Hapur, Bashkimit Europian apo tregut të përbashkët kombëtar, pra është një lloj problematike që shfaqet si rivalitet politik.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy