Kompanitë e huaja, 90 milionë euro fitime ikin jashtë

Kompanitë e huaja, 90 milionë euro fitime ikin jashtë

Kompanitë e huaja, kryesisht ata që operojnë në fushën e koncensioneve, sistemin bankar dhe telefoni kanë transferuar jashtë vendit 90 milion euro fitime. Banka e Shqipërisë, në raportimin e të ardhurave dalëse nga investimet, që përfaqësojnë kryesisht pagesën e dividendëve dhe të interesave konfirmon këtë shifër që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është 20 për qind më pak.

 

Kjo rënie është shkaktuar në tremujorin e parë të këtij viti, pasi në periudhën prill qershor 2016, kompanitë e huaja kanë transferuar më shumë fitime. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e dytë të 2016-s, fluksi dalës nga të ardhurat nga investimet ishte 55 milionë euro, nga të cilat 40 milionë euro janë në formën e pagesave të dividendëve dhe të fitimit të riinvestuar dhe 15 milionë euro në formën e pagesave të interesave.

 

Bankat dhe dy shoqëritë më të mëdha të telekomunikacioneve kanë qenë tradicionalisht kompanitë e huaja me fitime më të larta në vend. Ata vijojnë të transferojnë një pjesë të konsiderueshme të fitimeve jashtë vendit, megjithëse jo në të njëjta shifra si më parë. Por rënia e fitimeve të tyre po “zëvendësohet” nga operatorë të tjerë, që janë kryesisht kompanitë koncesionare, të cilat kanë fitime të garantuara në tregjet ku ata operojnë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy